
Policia e Korçës ka bërë të ditur se ka arrestuar Edmond Firajn, autorin e dyshuar të plagosjes me thikë të një 23-vjeçari, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë në fshatin Moravë.
Sipas policisë, i riu mbeti i plagosur në pjesën e barkut, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas ngjarjes, grupi hetimor identifikoi autorin e dyshuar dhe nisi kërkimet për kapjen e tij.
Firaj u lokalizua një ditë pas ngjarjes dhe, në momentin e arrestimit, ndodhej në gjendje të dehur.
Për këtë arsye, ai u transportua fillimisht në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe më pas u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë.
Lidhur me ngjarjen, 23-vjeçari ka deklaruar se autori i dyshuar i kishte një borxh financiar.
Sipas tij, ai kishte shkuar në fshatin Moravë për t’i kërkuar kthimin e parave, por debati mes tyre është përshkallëzuar në konflikt fizik, duke përfunduar me përdorimin e një thike.
Policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e ngjarjes.



