Drejtonin makinën në gjendje të dehur, arrestohen tre durrsakët

Drejtonin makinën në gjendje të dehur, arrestohen tre durrsakët

Policia e Durrësit ka vënë në pranga tre persona, nën akuzën se drejtuan mjetin në gjendje të dehur. Sipas njoftimit të Policisë, këta persona u arrestuan në kushtet e flagrancës, të cilët drejtonin mjetin në gjëndje të dehur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në gjëndje të dehur, arrestuan në flagrancë shtetasit:

R. K., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në Shijak, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjëndje të dehur.

B. J., 27 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr.17, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, në gjëndje të dehur.

G. B., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr.17, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Renault”, në gjëndje të dehur dhe ka goditur një tjetër mjet duke shkaktuar dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy