Akuza për pastrim parash/ Zgjaten me tre muaj hetimet për Alda Klosin

Akuza për pastrim parash/ Zgjaten me tre muaj hetimet për Alda Klosin

Gjykata e Tiranës ka vendosur të shtyje edhe për tre muaj të tjerë hetimet për Alda Klosin, ish-zyrtaren e Ministrisë së Financave e cila akuzohet për pastrim parash dhe fshehje pasurie. Avokati i saj Arbër Hoxha e konsideroi si të padrejtë mbajtjen e klientës në qeli pasi tha se akuza nuk ka asnjë provë, përveç dëshmisë së pastrueses Rozeta Dobi. Ndërsa lidhur me hetimet që SPAK po kryen për inceneratorët dhe daljen në skenë edhe të emrit të Alda Klosit në dosjen e “Arben Ahmetaj”, sipas avokatit, deri tani nuk ka asnjë procedim penal mbi këtë çështje për klientin e tij. Ish-zyrtarja e Ministrisë së Financave përfundoi pas hekurave pas dëshmisë së pastrueses Rozeta Dobi, e cili grabiti në shtëpinë e ish-zyrtares rreth 120 mijë euro, shumë që u pranua edhe nga vetë Klosi që ishte e saj. Ajo tha ne dëshminë e saj se i kishte paratë për të kuruar xhaxhain në Amerikë. Ndërkohë pas kontrollit në banesën e pastrueses Rozeta Dobi u gjetën edhe 400 mijë € të tjera, që ende nuk dihet se kujt i përkasin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy