Gjykata e Apelit ka refuzuar kërkesën për të bllokuar ekstradimin e Edmond Haxhisë dhe katër shtetasve britanikë, të akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulajt në Shëngjin.
Avokatët e palës mbrojtjes përdorën si argument një gabim të ish-sekretares së shtetit britanike, Yvette Cooper, që mund të bllokonte ekstradimin, por gjykata nuk e pranoi këtë argument.



