
Një 21-vjeçar shqiptar, Ibrahim Rudi, banues në Galipoli në Itali, ka tentuar të vrasë ish-të dashurën ee tij dhe partnerin e saj. I riu ka qëlluar në drejtim të tyre 16 herë me kallashnokov.
21-vjeçari u ndalua nga karabinierët menjëherë pas ngjarjes, të cilët njofton se i riu lëshoi një breshëri kallashnikovi tek një grup prej 6-7 personash, përfshirë ish-të dashurën e tij.
Ngjarja ndodhi ditën e sotme. Shënjestrat e të riut fatmirësisht nuk u lënduan. Sipas hetuesve, i riu, me origjinë shqiptare, do të kishte qëlluar për të frikësuar vajzën.



