
Ministria e Shëndetësisë ka raportuar sot se nga covid në Kosovë kanë humbur jetën dy persona dhe janë regjistruar 191 raste pozitive.
Numri i të infektuarve vjen nga 926 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 255 persona.
Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 1 mijë e 325 persona.



