Nën efektin e drogës, një i ri në Tiranë plagos veten

Nën efektin e drogës, një i ri në Tiranë plagos veten

Një djalë i ri në Tiranë, ka plagosur veten nën efektin e lëndës narkotike. Nga të dhënat paraprake policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Andon Zako Çajupi”.

Më konkretisht, shtetasi I. M., 33 vjeç, i cili vuan nga depresioni, dyshohet se nën efektin e lëndëve narkotike, është vetëplagosur në këmbë, me mjet prerës.

Aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy