Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Lezhë-Laç mbrëmjen e sotme, pranë fshatit Markatomaj. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një automjet tip "Ford" është përplasur me një tjetër automjet dhe më pas ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në një parcelë toke.
Si pasojë kamë mbetur të plagosura dy shtetase, të cilat janë dërguar në Spitalin e Lezhës. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



