
Një 26-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Sipas burimeve nga policia, në pranga është vënë shtetas K. Ç., banues në Theth.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër për këtë shtetas ka caktuar masën e sigurisë “Arres në burg”, pasi ky shtetas më datë 26.07.2021 ka plagosur me armë zjarri shtetasin G. D. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.



