Aksident në aksin Elbasan-Tiranë

Aksident në aksin Elbasan-Tiranë

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Tiranë. 

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të tunelit panoramik sapo kalon fshatin Dopaj. 

Nga pamjet e siguruara nga MCN TV shihen dy automjete janë përplasur mes tyre e për pasojë njëri ka shpërthyer në flakë. 

Nga përplasja janë lënduar drejtuesit e mjeteve. Drejtuesi i mjetit tip Pezho që shpërtheu në flakë ka mundur të dalë duke i shpëtuar tragjedisë. 

Drejt vendngjarjes u nis një zjarrfikëse dhe policia. 

Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkaqe të aksidentit kanë qenë një parakalim i gabuar, shpejtësia e lartë favorizuar edhe nga moti me lagështi. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy