Me 23 emigrantë të paligjshëm në makinë, arrestohet 46-vjeçari në Korçë

Me 23 emigrantë të paligjshëm në makinë, arrestohet 46-vjeçari në Korçë

Policia e Korçës vijon operacionin “Perimetri”, duke goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me SHÇBA-Korçë dhe Policinë Kufitare, në vijim të operacionit policor të koduar “Perimetri”, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, të shtetasit I. T., 46 vjeç, banues në Durrës (me precedent të mëparshëm penal në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve dhe vjedhjes).

Shërbimet e policisë, në bazë të informacioneve të grumbulluara, se një mjet tip “Ford” do të transportonte kundrejt shpërblimit, në drejtim të Tiranës, emigrantë të paligjshëm, kanë organizuar punën duke bërë të mundur lokalizimin e mjetit me drejtues 46-vjeçarin Idlir Topçiu dhe ndalimin e tij në aksin rrugor Korçë-Bilisht.

Gjatë kontrollit të ushtruar, në karrocerinë e mjetit, në një vend të përshtatur me dërrasa dhe binarë druri, u gjetën të fshehur 23 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 300 euro secilit, shtetasi Idlir Topçiu, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor, të kësaj veprimtarie të kundërligjshme dhe vënien para përgjegjesisë ligjore të bashkëpunëtorëve të tjerë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy