Italia është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi, ku ndryshe është quajtuar edhe si epiqendra e Covid-19 në Europë.
Në 24 orët e fundit në të gjithë territorin e Italisë kanë vdekur 650 persona dhe janë infektuar 40,902 të tjerë. Me bilancin e sotëm numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 44,139 ndërsa numërohen në total 1,107,303 pacientë të infektuar.
Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Itali janë shëruar 399,238 persona dhe numri i personave që janë në gjendje të rëndë për jetën është 3,230 pacientë, të infektuar që prej fillimit të shpërthimit të emergjencës shëndetësore.



