
Policia e Lezhës jep informacion lidhur me dhunën e ushtruar ndaj ish-kreut të Partisë Demokratike të qarkut, Sokol Toma dhe thotë se janë sekuestruar pamjet filmike.
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur rreth orës 22:00 të datës 9 maj, në autostradën “Mamurras-Laç”, në afërsi të kryqëzimit të Sanxhakut, ku shtetas ende të paidentifikuar, kanë goditur me sende të forta, shtetasin Sokol Toma, 53 vjeç, banues në Lezhë, të cilit i kanë shkaktuar dëmtime në trup, hetimet janë në vijim.
Menjëherë pas njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje shërbimet e policisë dhe grupi hetimor.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet intensive, ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave në një territor të gjerë, dhe po kryen një sërë veprimesh të tjera hetimore me qëllim zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve.



