Qëlluan me armë drejt një banese në Pogradec, e fshehën automatikun në një varr, arrestohen dy adoleshentë

Qëlluan me armë drejt një banese në Pogradec, e fshehën automatikun në një varr, arrestohen dy adoleshentë

Dy adoleshentë të cilët qëlluan me armë zjarri në drejtim të banesës së një 42-vjeçari në Pogradec, janë vënë në prangat e policisë.

Efektivët e policisë kanë siguruar informacion për dy të mitur që mbanin armë zjarri dhe dyshohet se kishin qëlluar në drejtim të një banese, në muajin maj 2025, kanë organizuar punën për dokumentimin ligjor të këtij rasti.  

Mbi bazën e këtyre informacioneve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, kapën dhe vunë në pranga shtetasit M. K. dhe J. H., të dy 16 vjeç, banues në Pogradec. 

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit M. K., në lagjen nr. 1, u gjetën një dorezë metalike përforcues grushti, një sasi municioni luftarak dhe një gëzhojë arme zjarri model 56. 

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas posedonin një armë zjarri automatik, të cilën e mbanin të fshehur në një varr në varrezat e qytetit të Pogradecit. 

Gjithashtu, nga hetimet u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i ngjarjes së ndodhur më datë 11 maj 2025, në lagjen nr. 1, Pogradec, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së një 42-vjeçari. 

Ndaj të ndaluarve hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë Korçë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioni”, “Dhunimi i varreve”, të kryera në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy