Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, lokali i natës “Pulse” Koçan të Maqedonisë së Veriut u përfshi nga flakët duke lënë pas 59 viktima (15-25 vjeç) dhe 155 të lënduar, 18 prej tyre në gjendje të rëndë. Shkak i zjarrit u bë hedhja e lëndëve piroteknike.
Pas tragjedisë me 59 viktima, kryetari i kësaj komune, Lupço Papazov ka dhënë dorëheqjen.
Ai thotë se ky është një moment i vështirë për vendin.
Teksa kërkon hetim për ngjarjen dhe thekson se dorëheqja është e parevokueshme, thekson se është në
Kjo humbje është e madhe! Nuk ka fjalë që mund të përshkruajnë dhimbjen që ndjejmë të gjithë. Ata fëmijë ishin fëmijët tanë. Unë i njihja shumicën prej tyre, i njihja familjet e tyre dhe disa prej tyre ishin miq të familjes. Tronditja dhe thyerja e zemrës që ndjej do të zgjasë gjithë jetën time. Kjo tragjedi e ka lënë në errësirë Koçanin dhe Maqedoninë, dhe boshllëku që ka mbetur është i padurueshëm.
Kërkoj nga të gjitha institucionet kompetente që të hetojnë përgjegjësinë e të gjithë të përfshirëve! Dështimi për të vepruar është gjithashtu një përgjegjësi. Të gjitha detajet duhet të hetohen, të gjitha lëshimet duhet të gjenden dhe të gjithë personat që kontribuan në këtë tragjedi duhet të mbajnë përgjegjësi. Unë vihem plotësisht në dispozicion të institucioneve. Edhe pse me ligj nuk kam pasur autoritet të drejtpërdrejtë në këtë rast, jam i përgatitur t’u përgjigjem të gjitha pyetjeve për gjithçka, si dhe për veprimet e mia personale.



