Kreu vepra të turpshme ndaj të miturës, policia shoqëron 76-vjeçarin

Kreu vepra të turpshme ndaj të miturës, policia shoqëron 76-vjeçarin

Pas publikimit në rrjetet sociale të një video ku shfaqej një i moshuar duke prekur në vende intime një të mitur, ka reaguar Policia e Shtetit.

“Blutë” kanë identifikuar 76-vjeçarin me inicialet SH.C., dhe e kanë shoqëruar këtë të fundit në Komisariat.

 

NJOFTIMI

Në lidhje me një video të postuar në rrjete sociale, që bën fjalë për një rast denoncimi të një shtetasi që kryen vepra të turpshme ndaj një shtetaseje të mitur, ju sqarojmë se:  

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas transmetimit të pamjeve, menjëherë kanë identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e Policisë shtetasin Sh. C., 76 vjeç, banues në Tiranë.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 ndaluan me inicativë shtetasin Sh. C., për veprën penale "Vepra të turpshme".

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët, për bashkëpunimin, dhe i fton që të vazhdojnë të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast paligjshmërie që ata evdientojnë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy