Shisnin kokainë e heroinë në kohë koronavirusi, arrestime në Durrës

Shisnin kokainë e heroinë në kohë koronavirusi, arrestime në Durrës

Tre persona janë arrestuar në kuadër të operacionit policor “High Quality”, për shitje të lëndëve narkotike e llojit heroinë dhe kokainë në qytetin e Durrësit.

Burimet policore thanë se në pranga janë vënë edhe shpërndarësi dhe bashkëpunëtorja e shpërndarësit të lëndës narkotike.

Personat e arrestuar janë:

E. Ç., 28 vjeç, banues në lagjen nr. 6 Durrës, i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve (organizatori i kësaj veprimtarie kriminale dhe poseduesi i lëndës narkotike).

F. K., 20 vjeç, shpërndarësi i lëndës narkotike, si dhe M. M., 20 vjeçe, banuese në lagjen nr. 18, Durrës, bashkëpunëtore e shpërndarësit të lëndës narkotike.

Si funksiononte shitja e lëndës narkotike

Shtetasi E. Ç. siguronte lëndën narkotike të cilësisë së lartë, heroinë e kokainë  dhe për ta shpërndarë përdorte shtetasin  F. K., i cili ndihmohej nga shtetasja M. M.

Lëndën narkotike, shtetasi F. K. e shiste në qytetin e Durrësit, me doza që varionin  nga 40 deri në 100 euro një dozë.

Gjatë operacionit shtetasi F. K. u kap me 11 doza heroinë dhe 5 doza kokainë, të cilët i kishte gati për shitje.

Nga kontrolli fizik dhe kontrolli i banesave të këtyre shtetasve u bë sekuestrimi në cilësinë  e provës materiale, i sendeve të mëposhtme:

244 gr. lëndë narkotike e dyshuar e llojit heroinë dhe 11 doza;

239 gr. lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë dhe 5 doza;

2 peshore elektronike;

Gjithashtu gjatë operacionit u sekuestrua dhe një shumë prej 5 milionë lekësh të vjetra të përfituara nga shtija e lëndës narkotike, si dhe një biçikletë që përdorte shtetasi F. K., për të shpërndarë lëndën.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy