
Policia e Shtetit ka publikuar listën me 8 personat me rrezikshmëri shumë të lartë, në qarkun e Vlorës, të dënuar me burgim të përjetshëm, dhe me 25 vjet burg.
Këta emra, të cilët janë bërë publikë nga autoritetet shtetërore, janë shpallur në kërkim ndërsa Policia e Shtetit fton cilindo që ka dijeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojë Policinë në numrin pa pagesë 112, duke ju garantuar anonimatin.
Publikimi i listës së emrave me 8 personat me rrezikshmërinë më të lartë në vend, vjen në një kohë kur kriminaliteti ka fituar “terren”, në qytetin e Vlorës pavarësisht operacioneve dhe aksioneve të policisë, për arrestimin e “të fortëve”.



