
Kosova ka shënuar në 24 orë, dy të vdekur nga Covid-19, ndërkaq janë regjistruar 14 raste të reja nga ky virus.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 19 persona janë shëruar ndërkaq janë kryer 1.764 testime.
Sa i takon procesit të vaksinimit, në 24 orët e fundit janë dhënë 4.439 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 149.121 doza të vaksinës. Deri më sot 25.158 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.



