“Shtegu” vë në pranga 3 persona të punësuar për të prerë dru në zonën e mbrojtur, në kërkim dy porositësit

“Shtegu” vë në pranga 3 persona të punësuar për të prerë dru në zonën e mbrojtur, në kërkim dy porositësit

Finalizohet operacioni policor i koduar “Shtegu” në Bulqizë, për goditjen e një rasti të krimeve kundër mjedisit, që kryhej në mënyrë të organizuar nga disa shtetas, duke vënë në pranga tre persona dhe shpallur në kërkim dy vëllezër. Si rezultat i monitorimit të vazhdueshëm të zonave të mbrojtura, në të gjithë qarkun, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit, si dhe me mbështetjen e inteligjencës policore, Strukturat Hetimore të DVP Dibër në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Shtegu”. Në kuadër të këtij operacioni, policia mbajti në vëzhgim territorin e zonës së mbrojtur “Liqeni i Zi”, dhe si rezultat konstatoi dhe goditi një rast të krimeve kundër mjedisit, që kryhej në këtë zonë, në mënyrë të organizuar nga disa shtetas. Për këtë rast u kapën në flagrancë duke prerë lëndë drusore ilegalisht, dhe u vunë në pranga shtetasi B. D., 38 vjeç, banues në Bulqizë, si dhe shtetasit N. B.,45 vjeç dhe Z. K., 43 vjeç, të dy banues në Dibër. Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit B. L., 46 vjeç dhe A. L., 42 vjeç, vëllezër, të dy banues në Fushë Bulqizë. Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se shtetasit B. L., dhe A. L., kishin punësuar tre shtetasit e arrestuar, për të prerë në kundërshtim me ligjin, lëndë drusore në zonën e mbrojtur “Liqeni i Zi”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy mjete variskë dhe një mjet kamion që shërbenin përkatësisht për hapjen e rrugëkalimeve dhe për transportimin e lëndës drusore, një motosharrë dhe një sasi lënde drusore e prerë ilegalisht, që u gjet në pjesë të ndryshme të zonës së mbrojtur “Liqeni i Zi”. Aktualisht vijon puna intensive për kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë veprimtari kriminale. Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy