Gledis Nano kritikon Policinë e Shkodrës: Duhet më shumë punë për goditjen e krimit!

Gledis Nano kritikon Policinë e Shkodrës: Duhet më shumë punë për goditjen e krimit!

Policia e Shkodrës ka zhvilluar këtë të mërkurë analizën vjetore të punës, ku pjesë e aktivitetit ka qenë edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Gjatë fjalës së tij, Nano ka kërkuar dominimin e situatës kriminale nga Policia. Duhet më tepër punë parandaluese dhe forcë reaguese ndaj çdo individi/grupi kriminal. “Tolerancë zero ndaj krimit dhe ndaj çdo punonjësi policie që shpërdoron besimin që i është dhënë apo tradhëton parimet dhe kolegët”, është shprehur Nano.

Më tej, Nano është ndalur në masat që duhen marrë për vitin 2022, për parandalimin e kultivimit të kanabisit, dhe për këtë puna duhet të fillojë me marrjen e informacioneve për personat që përgatiten për të kultivuar bimë narkotike, për goditjen e atyre që futin fara në mënyrë kontrabandë dhe i shesin me qëllim kultivimin e tyre, për mbajtjen nën kontroll të personave me tendenca kriminale, me qëllim parandalimin e ngjarjeve të rënda, krimin e rrugës, si dhe zgjidhjen në kohë të konflikteve, të cilat mund të çojnë në pasoja për jetën e qytetarëve.

Njëkohësisht, Nano ka kërkuar që performanca e Policisë në komunitet, të rritet akoma më tej, punonjësit e Policisë t’u ofrojnë një shërbim sa më cilësor qytetarëve. Nano ka kërkuar një bashkërendim të punës midis Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin, por dhe të agjencive të tjera ligjzbatuese, që të koordinojnë veprimet me njëra-tjetrën, të grumbullojnë informacion, të bëjnë analiza risku dhe të godasin sa më ashpër, me zero tolerancë, këdo që tenton të kryejë këtë veprimtari kriminale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy