Ky është greku që u plagos me 5 plumba pistolete nga një shqiptar. Në kohën kur kanë kaluar 2 muaj nga ngjarja, policia e Selanikut e identifikoi autorin 32-vjeçar, i cili tanimë rezulton se jeton në Gjermani.
Por çfarë ndodhi mbrëmjen e 4 prillit? Nga pamjet e regjistruara me celular nga dëshmitarët duket ky 26-vjeçar vendas, pak çaste pasi ka marrë 5 plumba prej shqiptarit.
Sherri kishte ndodhur për një femër armene, të cilën fillimisht shqiptari e kishte pasur të dashur. Por ajo ndahet nga 32-vjeçari shqiptar dhe lidhet me 26-vjeçarin grek, që është djali i një mjeku të njohur në zonë. Por dashuria mes shqiptarit dhe armenes bëri që ata të riktheheshin sërish bashkë.
Ky veprim duket se verboi të riun grek, që nuk e linte rehat armenen. Në këto kushte, shqiptari e paralajmëroi disa herë të mos ia ngacmonte të fejuarën se do ta pësonte keq, por greku nuk dëgjoi derisa mori 5 plumba dhe gjoks dhe bark.



