Vodhi disa celularë në një dyqan, arrestohet 17-vjeçari në Librazhd, në pranga edhe fqinji që e nxiti

Vodhi disa celularë në një dyqan, arrestohet 17-vjeçari në Librazhd, në pranga edhe fqinji që e nxiti

Policia e Librazhdit ka arrestuar një 17-vjeçar me iniciale E.B pasi vodhi disa celularë në një dyqan ndërkohë që ishte shpallur në kërkim pasi kishte thyer masën e sigurisë "arrest në shtëpi".

17-vjeçari ishte në masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprat penale "Vjedhja" dhe "Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt", dhe më datë 19.12.2023, ka vjedhur 4 celularë në një dyqan celularësh, në pronësi të shtetasit Z. M.

Po ashtu në prangat e policisë ka rënë edhe V. K., 44 vjeç, banues në Librazhd, (fqinji i 17-vjeçarit), pasi dyshohet se ka shtyrë 17-vjeçarin, për të kryer vjedhje, si dhe ka mbajtur në banesën e tij, celularët e vjedhur.

Njoftimi: Librazhd/Vijon megaoperacioni policor mbarëkombëtar i koduar "Sundimi i ligjit".

Vodhi disa celularë në një dyqan ndërkohë që ishte shpallur në kërkim pasi kishte thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", kapet dhe vihet në pranga 17-vjeçari.  

Në pranga edhe një 44-vjeçar që e ka shtyrë 17-vjeçarin, për të kryer vjedhjen, si dhe ka mbajtur në banesë, celularët e vjedhur.

Gjithashtu, procedohet në gjendje të lirë pronari i dyqanit, pasi ka marrë celularët dhe nuk ka kallëzuar për vjedhjen.

Sekuestrohen celularët. 

Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe të kryera në zbatimit të masave të përcaktuara në kuadër të megaoperacionin "Sundimi i ligjit", shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, kanë kapur në Elbasan dhe kanë vënë në pranga shtetasin:

E. B., 17 vjeç, banues në Librazhd, i shpallur në kërkim, pasi më datë 28.11.2023, nuk u gjet në banesë, ndërkohë që ishte në masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprat penale "Vjedhja" dhe "Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt", dhe më datë 19.12.2023, ka vjedhur 4 celularë në një dyqan celularësh, në pronësi të shtetasit Z. M.

Në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast u bë arrestimi i shtetasit V. K., 44 vjeç, banues në Librazhd, (fqinji i 17-vjeçarit), pasi dyshohet se ka shtyrë 17-vjeçarin, për të kryer vjedhje, si dhe ka mbajtur në banesën e tij, celularët e vjedhur.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Z. M., 40 vjeç, banues në Librazhd, pasi ka marrë celularët nga shtetasi V. K. dhe nuk ka kallëzuar për vjedhjen.

Celularët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy