Policia e Fierit ka arrestuar një 18-vjeçar me iniciale J.S pasi është kapur me dhjetëra doza të lëndës narkotike kanabis sativa.
Gjatë kontrollit fizik 18-vjeçarit iu gjetën dhjetëra doza të lëndës narkotike kanabis sativa, të cilat i kishte përgatitur për shitje.
Dozat e lëndës narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bashkë me 1 celular.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.



