Përplasja në Gjykatën e Fierit mes policisë dhe familjarëve të tetëvjeçarit të vrarë nga Klodian Çalamani, mund të shmangej përmes një njoftimi paraprak. Kështu u shpreh avokati Ferdinand Doja për MCN. Për rastin në fjalë, ai kërkoi përshpejtim të hetimit dhe gjykimit.
Nuk është aspak normale. Ata nuk janë sqaruar çfarë është kjo seancë që u zhvillua sot. Kjo seancë nuk ka të bëjë me masën e dënimit.
Ka pasur edhe raste të tjera. Familjarët e viktimës me të drejtë janë të irrituar nga dhimbja e madhe. Kjo situatë mund të shmangej duke i sqaruar që dje njerëzit e viktimës. Megjithatë, në këto kushte nuk çfarë u thua, sepse vetëm ata e dinë dhimbjen sa e madhe është.



