
Një aksident me pasojë vdekjen e një fëmije ka ndodhur sot në Tropojë.
Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në aksin rrugor Bajram Curri – Sopot.
Një fëmijë 9 vjeç ka humbur jetën, ndërsa janë lënduar edhe pesë persona të tjerë. Sipas policisë, mjetet e përplasura janë një “Benz”, me drejtues shtetasin B.Ç., banues në Tropojë dhe një “Toyota”, me drejtues shtetasin Z.M.
Viktima është E.Ç., 9 vjeç, ndërsa të lënduar janë dy drejtuesit e mjeteve si dhe pasagjerët A.Ç, A.Ç, H.L.
Pritet që hetimet të zbardhin shkakun e aksidentit.



