
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka konfirmuar sot në detyrë gjyqtaren Ëngjëllushe Tahiri, e cila punon si ndihmësmagjistrate në Njësinë e Shërbimit Ligjor në Gjykatë të Lartë. Tahiri pati një seancë të lehtë dëgjimore. Tahiri mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës, pasurinë dhe profesionalizmin. Procesi i vetingut për gjyqtaren Ëngjëllushe Tahiri u krye nga trupa e KPK e kryesuar Brunilda Bekteshi me relator Lulzim Hamitajn dhe anëtare Brunilda Bekteshin. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte e pranishme Elka Ermenkova. Ëngjëllushe Tahiri përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2010 dhe pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Tiranës, u emërua në Gjykatën e Rrethit Krujë. Në vitin 2020, Tahiri u komandua në Njësinë e Shërbimit Ligjor në Gjykatën e Lartë, ku vazhdon ta ushtrojë funksionin.



