
Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali në pronësi të shtetasit Gj. N.
Sipas burimeve nga policia, mësohet se nuk ka asnjë person të plagosur nga kjo ngjarje, ndërsa uniformat blu kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 21.04.2021, rreth orës 18:30, në fshatin Poro, Novosel, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit Gj. N.
Nga verifikimet paraprake të bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes, si dhe mbledhjen e çdo prove që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.



