Plagosi një person në bashkëpunim me vëllain e tij, arrestohet 22-vjeçari në Shëngjin

Plagosi një person në bashkëpunim me vëllain e tij, arrestohet 22-vjeçari në Shëngjin

Një 22-vjeçar i shpallur në kërkim për plagosje të rëndë është arrestuar nga Policia në Shëngjin. 

 

Sipas njoftimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, kapja e tij u bë e mundur falë administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative. 

 

I arrestuari është shtetasi me iniciale G. M., 22 vjeç, banues në fshatin Ishull Shëngjin. 

 

Ai ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Lezhës, në vitin 2023, i kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, në mungesë, për veprën penale “plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim. 

 

Nga hetimet dyshohet se në muajin gusht të vitit 2023, në fshatin Gjadër, 22-vjeçari, në bashkëpunim me vëllanë e tij, shtetasin E. M. (i arrestuar në nëntor 2023), ka plagosur rëndë me armë zjarri shtetasin me iniciale D. Gj. 

 

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy