
Në Kosovë është shënuar sot një numër i madh i të infektuarve me Covid.
Brenda 24 orëve, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se janë regjistruar 1 mijë e 793 raste pozitive dhe dy raste të vdekjeve.
Numri i të infektuarve vjen nga 4 mijë e 513 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 174 persona.
Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 8 mijë e 35.
Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar 263 persona.



