
Përkitazi me rritjen e çmimit të burimeve të energjisë, deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji bën përgjegjës qeverinë.
Ai akuzon kryeministrin Edi Rama si një person që ndodhet kundër shqiptarëve.
Çmimi i karburantit në stratosferë, çmimi rritet sipas qejfit të një tregu që në rastin më të mirë është oligopol. Çmimet rriten sapo dëgjohet që do rriten në bursën ndërkohë kur çmimet në tregjet ndërkombëtare ulen nuk ka reflektim. Qeveria është përgjegjëse për thuajse 120 lek për litër taksa/tarifa/koncensione po aq sa për krijim të tregut thuajse monopol! Edi Rama si gjithmonë nuk është kurrë në anën e shqiptarëve! Mbështes çdo formë reagimi qytetar përballë zhvatjes që po i bëhet financave të tyre!”.



