Tragjedi në familjen shqiptare në Itali, 55-vjeçari mbyt bashkëshorten dhe më pas vret veten

Tragjedi në familjen shqiptare në Itali, 55-vjeçari mbyt bashkëshorten dhe më pas vret veten

Një tragjedi është regjistruar në një familje shqiptare në Itali. Mediat e huaja bëjnë me dije se Shkëlqim Bedeli dhe Shegushe Paeshti të dy 55-vjeçu gjetën të pajetë në shtëpinë e tyre.

Alarmi u ngrit nga fëmijët e tyre të cilët nuk kishin mundur dot të kontaktonin me prindërit prej ditësh.

Me ndërhyrjen e policisë dhe zjarrfikëses, rreth orës 10 të mëngjesit të së enjtes, Shkëlqim Badeli u gjet i varur te kangjellat, ndërsa bashkëshortja e tij u gjet e mbytur.

Sipas mjekut ligjor, Shkëlqimi fillimisht kishte mbytur bashkëshorten e tij dhe më pas ishte varur te kangjellat.

Në vendin e ngjarjes policia gjeti dhe dy letra drejtuar fëmijëve dhe autoriteteve.

Në ato pak rreshta Shkëlqim Bedeli tregonte për mosmarrëveshjet që e kishin shtyrë të bënte gjestin e çmendur: probleme në çift, ndoshta xhelozi. 

Por gjithashtu nuk përjashtohet që ai të vuante nga depresioni, ndoshta edhe më akut pasi humbi punën disa javë më parë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy