Lejuan ndërtimin e një pallati 5 mijë metër katrorë pa leje, arrestohen 2 inspektorë në Elbasan

Lejuan ndërtimin e një pallati 5 mijë metër katrorë pa leje, arrestohen 2 inspektorë në Elbasan

Dy inspektorë të IMT-së në Elbasan janë arrestuar nga policia pasi kanë lejuar që të ndërtohet një pallat rreth 5000 metër katror në zonën e Llixhave, në pronësi të shtetasit T. P..

Në vijim të operacionit policor të koduar ‘Lixha’, si rezultat i kontrollit të territorit për evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

- D. Z., 28 vjeç dhe A. Z. 34 vjeç, me detyrë inspektorë të Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Elbasan, të dyshuar për veprën penale”Shpërdorimi i detyrës“;

- I. Ç., 33 vjeç, Xh. P., 23 vjeç, K. Gj., 35 vjeç, A. D., 39 vjeç, Sh. V., 35 vjeç dhe K. M., 21 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi T. P., 64 vjeç, banues në Kuqan, Elbasan, pronar i një hoteli në Llixha, Elbasan, i dyshuar për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Gjatë hetimeve të kryera për një ndërtim pa leje me sipërfaqe rreth 5000 metër katror në zonën e Llixhave, Njësia Administartive Tregan, Elbasan, në pronësi të shtetasit T. P., është dyshuar për korrupsion nga punonjësit e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit që mbulojnë qarkun Elbasan, duke favorizuar një ndërtim pa leje.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi T. P. ka ndërtuar një kompleks me sipërfaqe të madhe, në një zonë të mbrojtur, pa lejen e organeve kompetente.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna nga strukturat hetimore të DVP Elbasan, për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet do t’i kalojnë për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Ndërtimi i paligjshëm”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy