
Vrasja e 19-vjeçarit Alkis Kampanos, vijon të hetohet nga auttoritetet greke që kanë vënë nën akuzë 12 të rinj si autorë të dyshuar.
Të akuzuar janë edhe dy shtetas shqiptarë, 20 dhe 23 vjeç. Të arrestuarit janë marrë në pyetje për ngjarjen e rëndë të ndodhur pas një ndeshje futbolli, por pa saktësuar se kush është përsoni që qëlloi me thikë 19-vjeçari. Deri më tani, mediat greke raportojnë se të arrestuarit akuzojnë njëri-tjetrin për krimin e rëndë.
Sipas informacioneve, 20-vjeçari shqiptar që drejtonte makinën e parë dyshohet se ka përdorur një thikë pasi është plagosur me të në dorë.



