Policia arreston grabitësit e farmacive që terrorizonin farmacistët, si u zbuluan adoleshentët (VIDEO)

Policia arreston grabitësit e farmacive që terrorizonin farmacistët, si u zbuluan adoleshentët (VIDEO)

Policia e Tiranës ka identifikuar dhe arrestuar dy autorët e grabitjes së farmacisë tek "Rruga e Kavajës" në 25 marsë, ndërkohë që ka publikuar edhe videon e grabitjes.

Në pranga kanë rënë dy 18-vjeçarët F. Kristali lindur në Greqi, si dhe shoku i tij Kristi Çinari lindur në Pogradec, të cilët grabitën me dhunë një sasi parash nga një farmaci.

Policia ka konstatuar se Kristi Çinari kishte thyer masën e arrestit të shtëpisë, pasi ishte dënuar më parë për veprën e Vjedhjes.

Gjatë kontrollit në shtëpitë e adoleshentëve janë gjetur dhe rrobat që ata kanë përdorur në momentin e kryerjes së grabitjes.

Policia dyshon se të rinjtë kanë kryer edhe grabitje të tjera të ngjashme.

Më poshtë video e momenteve të grabitjes në farmacinë në Rrugën e Kavajës.

Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vepren penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 139-25 i Kodit Penal

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy