Një 60-vjeçar ka humbur jetën sot në mesditë, pasi ra në kontakt me rrymën elektrike.
Ngjarja e rëndë është shënuar në fshatin Vrap, gjatë kohës që ai po punonte.
60-vjeçari me inicialet H.M., ishte mirëmbajtës i rrugëve në Njësinë Administrative Baldushk.
Mësohet se një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



