Për të shmangur dyshimet dhe vëzhgimet e agjentëve por e për të dërguar shpejt mallin tek konsumatori, trafikantët në tiranë kanë gjetur si efikas shpërndarjen e drogës me taksi.
Shpërndarja dhe tregtimi i drogës mbetet një biznes joshës për shumë persona edhe përtej faktit që kategorizohet një aktivitet i paligjshëm dhe vepër penale e dënueshme.
Kjo taksi që shihni në pamje mbrëmjen e ditës së dashurisë më 14 shkurt ora 22.00 është konstatuar nga efektivët e antidrogës shumë pranë komisariatit numër dy. Në rrugën “Muhamet Gjollesha” Tiranë.
Pasi i janë prezantruar agjentët e policisë kanë kërkuar të ushtrojnë kontroll në bordin e taksisë të drejtuar nga shtetasit Ilir Bici.
Në mbështetësen e krahut brenda taksisë agjentët gjatë kontrollit gjetën 4 qese të mbyllura me djegie me pluhur të bardhë të dyshuar me lëndë narkotike kokainë.
Po ashtu agjentët e antidrogës kanë gjetur dhe një sasi pluhuri që dyshohet përzierës të mbështjellë me letër alumini.
Prangosja e Taksistit bëri që agjentët të bastisin me kontroll në kushtet e flagrancës edhe banesën e Bicit.
Ku arritën të sekuestrojnë 324 qese siç dhe shihni në këto pamje, të gjitha të mbushura me pluhur ngjyrë të bardhë lëndë e dyshuar kokainë.
Por sa kushton kokaina në tiranë?
Referuar materialit të siguruar nga emisioni “FactCheck” një dozë varion nga 40 deri në 80 euro sipas cilësisë së saj.
Ndërsa sasia e sekuestruar në total taksistit shkon në 153.8 gram çka në vlerë tregu thonë hetuesit ai do të përfitonte 15 mijë euro.



