Një operacion i policisë së Mallakastrës i koduar “Gryka” pas hetimeve dy mujore, ka zbuluar një rast të kultivimit të bimëve narkotike.
Gjatë operacionit pas hetimeve një mujore u arrestua në flagrancë shtetasi Arjan Çanaj, 55 vjeç dhe u procedua në gjendje të lirë, babai i tij, shtetasi Sadik Çanaj, 72 vjeç, banues në Klos, Mallakastër.
Kjo pasi në fshatin Klos, në një parcelë rrushi, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan 200 fidanë të dyshuar narkotikë kanabis sativa.
Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.



