Dhunuan bashkëshortet/ Arrestohet një person në Gjirokastër, procedohet një tjetër

Dhunuan bashkëshortet/ Arrestohet një person në Gjirokastër, procedohet një tjetër

Dy persona u arrestuan për dhunë ndaj bashkëshorteve në Gjirokastër. Në pranga ra një 35-vjeçar me inicialet E.K., pasi dhunoi fizikisht dhe psikologjikisht gruan.

Ndërkaq u procedua në gjendje të lirë Z. J., 45 vjeç, banues në Libohovë, pasi ka dhunuar psikologjikisht, bashkëshorten e tij.

NJOFTIMI

Ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes arrestohet 35-vjeçari.
Pocedohet penalisht  për dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes dhe një  45-vjeçar.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, pas denoncimeve të marra për 2 raste të dhunës në familje arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 35 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi kishte dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht, bashkëshorten e tij;
- Si dhe po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Z. J., 45 vjeç, banues në Libohovë, pasi ka dhunuar psikologjikisht, bashkëshorten e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy