
Ditë më parë është arrestuar nga policia e Tiranës me kërkesë të Gjykatës Speciale të Kosovës, ish-anëtari i UÇK-së Dritan Goxhajn.
Gjykata Tiranë caktoi masën e sigurisë '40 ditë arrest në burg' për ish-ushtarin e UÇK, Dritan Goxhaj, i cili në sallën e gjyqit ai është shprehur se nuk ka bërë asgjë të paligjshme,
Sot ndërkaq është shtyrë seanca në Gjykatën e Tiranës për Goxhaj, lidhur me kërkesën për ndryshim mase.
Siç mësohet, shkak u bë mungesa e përfaqësuesit të akuzës Ylli Pjetërnikaj.
Mbrojtja kishte kërkuar revokim të masës arrest në burg, me argumentin se s’ka provë të re që prej 18 ditësh kur është dhënë masa.
Dritan Goxhaj kërkohet nga ana e autoriteteve të Kosovës për intimidim të dëshmitarëve.
Ndaj tij, Gjykata Speciale e Kosovës ka lëshuar një urdhër-arrest, pasi e akuzon se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.



