Vrau dhe groposi 16-vjeçarin, Prokuroria e Lezhës kërkon burg përjetë për Kristian Canaj

Vrau dhe groposi 16-vjeçarin, Prokuroria e Lezhës kërkon burg përjetë për Kristian Canaj

Kristjan Cenaj i vënë nën akuzë për vrasjen dhe zhdukjen e 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj në Kurbin, rrezikon dënimin me burgim të përjetshëm.

Drupal Ad

 

 

 

Kjo masë dënimi është kërkuar nga prokurori i Lezhës Françesk Ganaj, i cili dha në gjykatë konkluzionet përfundimtare në lidhje me këtë çështje.

Tashmë do të jetë trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Aldi Kareco e cila do të vendosë për fatin e 31-vjeçarit Kristjan Cenaj, i cili ndodhet në parburgim që prej muajit tetor të vitit 2022, kur u arrestua nga policia me kërkesë të prokurorisë.

Kujtojmë se Cenaj vrau dhe groposi 16-vjeçarin, Mariglen Gjonaj për t’i grabitur orën Rolex. Ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2015 në Kurbin. Ndërsa eshtrat e 16 vjeçarit u gjetën në 2022.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy