
Gjykata e Lezhës ka dënuar me 4 vite burg, Erald Pajtanin i cili në bashkëpunim me një person tjetër në muajin nëntor të vitit 2020 vendosen një sasi eksplozivi në një objekt në ndërtim në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin.
I riu nga Fushë-Kruja u gjet fajtor për veprat penale, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” si dhe “Shkatërrim i pronës me eksploziv”.
Gjyqtari Ilir Përdeda dha dënimin maksimal me 10 vite burg, por duke qenë se Pajtani përfiton nga gjykimi i shkurtuar uljen e 1/3 së dënimit, nga bashkimi i dënimeve do të vuajë vetëm 4 vite në qeli.
Objekti në ndërtim në pronësi të biznesmenit Liman Gjoka sulmua dy herë me lëndë plasëse, konkretisht në muajit nëntor dhe dhjetor të vitit 2020.



