Denoncimi i Bardhit/ Zhabina: Nëse SPAK vërteton të kundërtën, deputeti do jetë përballë një akuze të rëndë

Denoncimi i Bardhit/ Zhabina: Nëse SPAK vërteton të kundërtën, deputeti do jetë përballë një akuze të rëndë

Gazetari Xhevahir Zhabina tha në emisionin “Fact Check” se SPAK është përballë një borxhi publik, për të treguar nëse ka të drejtë apo jo Gazment Bardhi në lidhje me denoncimet. Sipas Zhabinës në rast se SPAK vërteton të kundërtën e atyre që pretendon Bardhi, deputeti do të jetë përballë një akuze shumë të rëndë.

Ngrita pikëpyetjen përse një politikan, drejtues qarku në Elbasan do të merrte vet një shifër, 100 mijë euro, nga një person i cili ishte i skeduar nga policia, në këtë rast Erigers Mihasi. Ajo që është më e rëndë nëse është e vërtetë është fabrikimi i komunikimeve të tilla dhe hedhja në publik e tyre. SPAK duhet ta ketë prioritet si hetim.

z.Bardhi ka bërë një deklaratë shumë të fortë në daljen nga Prokuroria e Posaçme, që tha se i është konfirmuar që kjo bisedë nuk ekziston në fashikujt e Prokurorisë. Në rast se SPAK vërteton të kundërtën z.Bardhi është përballë një akuze shumë të rëndë. Prokuroria e Posaçme është përballë një borxhi publik që të na tregojë nëse z.Bardhi ka të drejtë apo jo”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy