
Aksident i rëndë me pasojë një person të vdekur është regjistruar gjatë orëve të natës në Berat.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Berat-Ura e Kuçit, në afërsi të fshatit Poshnje, ku shtetasi Klajdi Merkaj, 28 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit.
Për pasojë automjeti ka goditur një shtyllë ndriçimi, ka rënë në kanalin anësor duke marrë flakë, ndërsa i riu ka ndërruar jetë brenda në mjet drejtuesi shtetasi K.M. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



