Tiranë, plagoset një person në zonën e Yzberishtit

Tiranë, plagoset një person në zonën e Yzberishtit

Një person ka mbetur i plagosur gjatë ditës së sotme, pas një konflikti të ndodhur në zonën e Yzberishtit në Tiranë.

Pas marrjes së njoftimit se në Yzberisht, është dëmtuar një person me mjet prerës gjatë një konflikti për motive të dobëta, efektivët e policisë kanë organizuar punën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Si rezultat i reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta hetimore u bë identifikimi i autorit, shtetasit A. P., 24 vjeç, banues në Tiranë, i cili u prangos rreth dy orë pas ngjarjes.

24-vjeçari dyshohet gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me një mjet prerës shtetasin E. Rr., 53 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy