
Dy persona janë arrestuar nga policia e Lezhës pasi ushtronin veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit në ambientet e një lokali.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Last minute”, ku u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit Bledar Haçaj, 33 vjeç dhe Idriz Kaloçi, 38 vjeç, banues në Lezhë, bashkëpronarë të lokalit në të cilin zhvillohej aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit.
Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit, këtyre shtetasve iu gjetën dhe iu sekuestruan 2 aparate celulare që përdoreshin për vënien e basteve sportive online.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave".




