Drejtonte automjetin nga ku u qëllua me armë drejt një makine tjetër/ Arrestohet 17-vjeçari në Kamëz

Drejtonte automjetin nga ku u qëllua me armë drejt një makine tjetër/ Arrestohet 17-vjeçari në Kamëz

Veprimet hetimore për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 22.02.2025, në Kamëz kane cuar në identifikimin dhe arrestimin e një 17-vjeçari, i cili dyshohet se drejtonte automjetin nga i cili u qëllua me armë zjarri në drejtim të automjetit tjetër.  

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 22.02.2025, në Kamëz, specialistët për Hetimin e  Krimeve të Komisariatit të Policisë Kamëz kanë identifikuar, kapur dhe vënë në pranga një shtetas 17 vjeç, banues në Kamëz, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës“, “Deklarata e rreme para oficerit të policisë gjyqësore” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, i nxitur nga shtetasit e tjerë të përfshirë në këtë rast, për të pranuar autorinë e rastit, ka dhënë deklaratë të rreme gjatë veprimeve hetimore.

Punohet për kapjen e tre shtetasve të shpallur në kërkim për këtë rast dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy