Përplasen dy makina aksin Librazhd-Përrenjas (VIDEO)

Përplasen dy makina aksin Librazhd-Përrenjas (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Dragostunjë të Librazhdit, në aksin rrugor kombëtar Librazhd-Përrenjas. Ngjarja është regjistruar rreth orës 12:50, kur dy automjete, një autoveturë dhe një fugon mallrash, janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e përplasjes, të dy automjetet kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme materiale, por fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar rëndë.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se aksidenti ka shkaktuar një trafik të rënduar në zonë për rreth 30 minuta, deri në normalizimin e lëvizjes nga autoritetet përkatëse.

Grupi hetimor dhe policia rrugore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy