11 agjentë të Shërbimit Sekret të SHBA rezultojnë pozitiv me COVID-19

11 agjentë të Shërbimit Sekret të SHBA rezultojnë pozitiv me COVID-19

Njëmbëdhjetë agjentë të Shërbimit Sekret të SHBA-së kanë rezultuar pozitivë me koronavirusin e ri (COVID-19), sipas “Yahoo News”.

Dokumentet e Departamentit të Sigurisë së Brendshme (DHS) të rishikuara nga faqja e lajmeve tregojnë se 23 anëtarë të kësaj agjencie federale të zbatimit të ligjit janë shëruar nga sëmundja.

“Ndërkaq, 60 punonjës janë vetëkarantinuar”, thuhet në raportimin e së premtes në “Yahoo News”.

Mbetet e paqartë nëse ndonjëri nga agjentët e infektuar ka pasur kontakt me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, ose nënpresidentin Mike Pence.

Agjencia, e cila vepron nën DHS-në, është gjithashtu përgjegjëse për mbrojtjen e liderëve kombëtarë dhe vizitat e krerëve të shteteve.

Më herët të premten, Trump tha se Katie Miller, zëdhënësja e Pence, si dhe gruaja e ndihmësit të lartë Stephen Miller, kanë rezultuar pozitivë me koronavirusin e ri.

Shtëpia e Bardhë njoftoi të enjten se një bashkëpunëtor personal i paidentifikuar i cili punon afër presidentit Trump gjithashtu kishte rezultuar pozitiv.

Më shumë se 77 000 të infektuar kanë humbur jetën nga COBID-19 në SHBA, i cili mbetet vendi më i goditur nga pandemia, sipas Universitetit Johns Hopkins.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy