Një konflikt për motive banale ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një lokal pranë rrugës së Liqenit Artificial në kryeqytet.
Shtetasi me inicialet Alket.P 35 vjeç është goditur me grushte në kokë dhe aktualisht po merr mjekim në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pas konfliktit ishin banorët e zonës që lajmëruan policinë e cila mbëriti në vendin e ngjarjes dhe shoqëroi dy personat të përfshirë në këtë konfliktë, Ylli Gjeci dhe Eltjon Velaj.
Sipas informacioneve nga blutë e kryeqytetit, 35-vjeçari që mbeti i plagosur nga sherri, figuron si person i proceduar më parë për shkatërrim prone.
Policia po punon për zbardhjen e këtij konflikti dhe nëse ka pasur persona të tjerë të përfshirë në këtë sherr.



